About

Kush është  Filikaqa?
Filikaqa është një platformë që mundëson komunikim në mes punëtorëve të pavarur dhe klienteles lokale, duke u mundësuar konsumatorëve të gjejnë ndihmë të menjëhershme për nevojat e përditshme, si nevojat për pastrim,nevoja për një  moler, murator, elektricist, kujdestare për fëmijë , etj.

Kush ka vend te Filikaqa?

Profesionistët
Elektricistë, grimerë, muratorë, fotografë, kujdestarë të fëmijëve apo edhe kafshëve, instruktorë muzike, instruktorë gjuhësor, si dhe profesionistë nga të  gjitha lëmitë tjera që dëshirojnë të ofrojnë mjeshtërinë e tyre për klientët.

Kompanitë
Të gjitha kompanitë të cilat ofrojnë produktet e tyre  për klientë. Kompanitë kanë mundesinë që ta listojnë biznesin e tyre, dhe Konsumatorët
Të gjithë punëkryesit mund ti kontaktoni përmes FB, Viber, si dhe SMS, drejtëpërdrejtë nga platforma jonë Filikaqa. 

Regjistrimi apo kyçja
Kyçja bëhet vetëm pasi të jeni regjistruar dhe pasi të keni krijuar një llogari. 
Posto Shpallje
Nëse jeni një profesionist, një kompani, bëni shitje  ose blerje, jepni ose merrni me qëra, ju  duheni ta zgjedhni dhe ta postoni një listim në kategorinë e caktuar në përputhje me kërkesat.

Nëse ofroni shërbime profesionale,  atëherë duhet të postoni në kategorinë e Profesionistit.  Aty keni mundësinë që të jepni detajet e juja profesionale, dhe të postoni foto nga punët paraprake si Portfolio.

Ju mund të regjistroheni dhe të kërkoni punëtorin dhe profesionistin e pavarur që juve ju duhet për një punë apo projekt të caktuar.
Pasi të keni përfunduar punën tuaj keni mundësinë që të shkruani një rekomandim në profilin e punëkryesve në lidhje me cilësinë e punës së tyre, e që do të shërbente si referencë shtesë për projekte të ardhshme. 
Nëse jeni anëtar i ri atëherë mund të regjistroheni përmes FB apo email.